Mobilizohen partitë në Kosovë/ Shkodra: Mos të kthehemi në një shtet ku nuk përfillen vendimet e gjykatave

E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte politilogia dhe analistja politike Magbule Shkodra, e cila u shpreh se Kosova është një shtet serioz dhe duhet të zbatojë ligjet.

"E para e punës është e vërtetë që lista serbe në të kaluarën ka pasur qëndrime jo të drejta ndaj shtetit të Kosovës, por për të mos e certifikuar duhet të kenë një bazë ligjore. Ne jemi shtet dhe duhet të jemi shtet serioz dhe jo të kthehemi në një shtet anarki ku nuk zbatohen dhe nuk përfillen vendimet e gjykatave. E fundit që ndodhi është që listës serbe i është ndarë numri me short dhe lëvizja e vetëvendosjes ka ushtruar një ankesë", u shpreh Shkodra.