Bilalli: E rëndësishme që Kosova po prodhon municione, duhet anëtarësim në NATO!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 19:28
Ish-diplomati Lutfi Bilalli në lidhje Skype në Ora News tha se është me një rendësi të madhe se po nis kosova të prodhojë municione.
Bilalli: Është me një rendësi të madhe se po nis Kosova të prodhojë municione. Do të shohim nga plani se kur do t’i kemi prodhimet e para. Kam pasur një sugjerim për mbrojtjen kundërajrore nga modelet turke, një lloj mbrojtjeje e kupolës së çeliktë.
Është e rëndësishme që Kosova të kalojë në mbrojtjen e saj kundërajrore. Turqit kanë edhe sisteme që nuk jam të përshtatëm me NATO-n, edhe pse nuk kemi mundësi që ta përballojmë një sistem të tillë. Kosova në angazhimin e saj duhet të krijojë konture për anëtarësim në NATO.