Pamjet e takimit të Trump me Melonin në Florida. Mediat: Vizita zgjati disa orë. Kryeministrja italiane kërkon të jetë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2025, 12:23
Giorgia Meloni ka takuar Donald Trump, presidentin e zgjedhur të SHBA në rezidencën e tij në Mar a Lago, në Florida në orët e pasdites së 4 janarit. Mediat kanë publikuar edhe pamjet e para nga takimi i dy udhëheqësve.
Qëndrimi i kryeministres në rezidencën e manjatit zgjati disa orë, raporton La Repubblica. Në diskutimet mes dy liderëve konservatorë ka zënë vend rasti Sala, gazetarja italiane e arrestuar në Teheran nga regjimi iranian, por edhe çështje me karakter gjeopolitik dhe me interes të SHBA-së e Europës.
Vizita kaq e shpejtë e Melonit për të takuar Donald Trump ka edhe një tjetër synim, për ta bërë kryeministren pikë referimi në Europë, për administratën e re të republikanit.