Biden nderon me Medaljen Presidenciale të Lirisë për kontribute filantropike George Soros, çmimin e pranon djali i tij Alex Soros
Presidenti amerikan, Joe Biden ka nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë për kontribute filantropike miliarderin e majtë, George Soros. Çmimin e lartë të George Soros e ka pranuar djali i tij, Alex Soros.
Çmimi u jepet individëve që kanë dhënë kontribute shembullore për prosperitetin, vlerat ose sigurinë e Shteteve të Bashkuara, paqen botërore ose përpjekje të tjera të rëndësishme shoqërore, publike ose private.
Soros, një donator mega-demokrat, drejton një rrjet organizatash jofitimprurëse që financojnë kandidatë të ndryshëm në mbarë botën që përputhen me axhendën e tij progresive, duke përfshirë Fondacionet e tij të Shoqërisë së Hapur.
Soros i ka dhënë mbi 32 miliardë dollarë Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur që nga viti 1984, sipas faqes së saj të internetit. Shtëpia e Bardhë tha se filantropia e Soros në të gjithë botën ka forcuar demokracinë, të drejtat e njeriut, arsimin dhe drejtësinë sociale.
Klinton dhe Soros janë midis 17 figurave të tjera të shquara që do t'i jepet çmimi, nderimi më i lartë civil i vendit. Ata që nderohen përfaqësojnë figura të shquara në politikë, modë, argëtim sport dhe aktivizëm.
Robert Francis Kennedy, ish-Prokurori i Përgjithshëm, do të shpërblehet pas vdekjes me çmim ndërsa marrës të tjerë të shquar përfshijnë aktorët Denzel Washington dhe Michael J. Fox, frontmeni i U2 Bono, ish-basketbollisti Earvin "Magic" Johnson dhe ylli i futbollit Lionel Messi.