Mbeti viktimë e sulmit të 1 janarit në New Orleans, princi William njihej me 31-vjeçarin Edward Pettifer: Unë dhe Kate jemi të tronditur
Edward Pettifer është një nga viktimat e sulmit terrorist të regjistruar më 1 janar në New Orleans. 31-vjeçari që mbeti viktimë e sulmit mësohet se ishte thjeshtëri i Tiggy Legge-Bourke, ish-dados së Princit William dhe Princit Harry. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar princi William. Në një deklaratë të postuar në Instagram, Princi William shkruan se ai dhe gruaja e tij Kate Middleton janë të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja tragjike e Ed Pettifer.
"Ngushëllimet tona shkojnë për familjen Pettifer dhe të gjithë njerëzit e pafajshëm që janë prekur tragjikisht nga ky sulm i tmerrshëm,” shkruan Princi William.
Edward ishte djali i madh i Charles Pettifer dhe Camilla Wyatt, pasi prindërit e tij u ndanë, ai jetoi me nënën dhe vëllanë e tij në Londër. Pettifer ishte skiator dhe peshkatar i pasionuar, ai ishte student në shkollën prestigjioze Stoëe School.
Sulmi tragjik në NeW Orleans u krye nga veterani i ushtrisë, Shamsud Din Jabbar përplasi një kamion të marrë me qira në një turmë njerëzish gjatë festimeve të Vitit të Ri. Ky akt terrorist la pas 15 viktima dhe shumë të plagosur. Autori gjithashtu humbi jetën pas një shkëmbimi zjarri me policinë.
