Biden do të nderojë me “Medaljen Presidenciale të Lirisë” Bono, Messi dhe Wintour
Presidenti amerikan Joe Biden do të nderojë sot 19 figura të famshme me Medaljen Presidenciale të Lirisë, përpara përfundimit të mandatit të tij.
“Çmimi – nderimi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – do t’i jepet yllit të futbollit Lionel Messi, legjendës së basketbollit Earvin “Magic” Johnson, stilistit Ralph Lauren, aktorëve Michael J Fox dhe Denzel Washington, dhe muzikantit te rock-ut Bono nga grupi U2, ndër të tjera”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.
“Çmimi prestigjioz u jepet individëve që kanë dhënë kontribute shembullore për prosperitetin, vlerat ose sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, paqen botërore ose përpjekje të tjera të rëndësishme shoqërore, publike ose private”, thuhet në deklaratë.
Përfituesit e këtij viti përfshijnë gjithashtu konservatoren Jane Goodall, filantropistin George Soros, ikonën e modës Anna Wintour dhe ish-kandidaten presidenciale demokrate Hillary Clinton – një nga anëtaret e partisë së Biden.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zëvendësojë Biden më 20 janar.
