Blinken: Kina ndërhyn te Putini kundër përdorimit të armëve bërthamore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2025, 16:40
Uashingtoni beson se Kina e bindi presidentin rus Vladimir Putin që të mos përdorë armë bërthamore në luftën kundër Ukrainës, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit në largim, Antony Blinken, në një intervistë me Financial Times (FT).
“Ne kemi arsye të besojmë se Kina iu afrua Rusisë dhe tha: “Mos e provoni këtë”, tha Blinken në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me kërcënimet bërthamore të Presidentit Putin.
”Shtetet e Bashkuara ishin shumë të shqetësuara” sepse Putini dukej se po shqyrtonte opsionin bërthamor, kujtoi Blinken. “Edhe nëse probabiliteti shkon nga pesë në 15 për qind, kur bëhet fjalë për armët bërthamore nuk ka asgjë më serioze,” shtoi ai.