De Laurentiis karikon Napolin: "Kthehemi në Europë". Conte: "Titulli? Qëndrojmë të fortë"

"Një urim i veçantë për tifozët tanë të jashtëzakonshëm kudo në botë. Shpresa është që viti 2025 të vazhdojë në të njëjtën rrjedhë si gjysma e dytë e këtij viti (2024) dhe objektivi ynë për t’u rikthyer në Europë të arrihet".

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka përcjellë urimet e tij për Vitin e Ri përmes profileve personale në rrjetet sociale, duke përcaktuar edhe objektivat e ekipit të kaltër.

Trajneri Antonio Conte e festoi Vitin e Ri në një hotel në Napoli me gruan dhe vajzën e tij. "Mister, a e fitojmë titullin?" – e pyetën mes këngëve dhe vallëzimeve. "Të qëndrojmë të fortë ", – ishte përgjigjja e tij, siç raportohet nga “calcionapoli24.it”.

Conte përjetoi natën e parë të Vitit të Ri në Napoli, duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve, të cilin më pas e ndau në një postim në Instagram.