Inter siguron finalen e Superkupës, Dumfries shkatërron Atalantën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2025, 22:12
Interi është kualifikuar për në finalen e Superkupës së Italisë, pasi triumfoi 2-0 ndaj Atalantës. Në pjesën e parë nuk pati gol, pavarësisht rasteve.
Heroi i zikaltërve ishte Dumfries, i cili në fraksionin e dytë realizoi një dopietë, duke i dhuruar të besuarve të Inzaghit kualifikimin e madh.
Bergamaskët provuan të reagojnë. Për t’u përmendur një gol i Ederson, i anulluar për Offside. Në finale, Inter përballet me fituesin e Juve-Milan.


