Kukësi zyrtarizon largimin e trajnerit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2025, 18:29
Kukësi ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Emiljano Çela. Verilindorët njoftojnë se ai do të marrë drejtimin e Besës në Kategorinë e Parë.
NJOFTIMI:
Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin e Futbollit Besa, për kalimin e stafit teknik në skuadrën kavajase.
FK Kukësi falënderon trajnerin Emiljano Çela dhe ndihmës trajnerin Bekim Kuli për kontributin e dhënë te skuadra jonë.
FK Kukësi njofton se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i stafit të ri teknik.

