E mbyllën vitin në plazh/ Vajza e Silvinjos publikon FOTO me të atin, trajnerin e Kombëtares i zhveshur nga kostumi i Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2025, 22:59
Viti 2024 do të mbahet mend nga tifozët shqiptarë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Europian.
Trajneri Silvinjo bashkë me stafin e tij kontribuuan për kualifikimin e dytë në historinë kuqezi.

Ditën e fundit të vitit të kaluar braziliani vendosi ta kalonte në vendin e tij me familjen. Fotot i ka postuar vetë vajza, Tati.
Ajo tregon foto nga plazhi ku e gjithë familja e saj ndodhet.
Temperaturat në Brazil i afrohen 30 gradëve në këto ditë dhe kështu është mënyra e përshtatshme për t’i marrë më të mirën ditës.

