PAMJET/ Djali i Donald Trump publikon momente nga festa e Vitit të Ri, presidenti amerikan kërcen krah bashkëshortes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2025, 22:20
Disa pamje të reja nga festa e Vitit të Ri, organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump është shpërndarë në rrjetet sociale nga djali i tij, Donald Jr.
Ai ka publikuar momente nga festa në shtëpinë e babait të tij në Mar-A-Lago. Trump shfaqet duke kërcyer me stilin e tij karakteristik, moment që u bë viral.
Pranë Donald Trump qëndron bashkëshortja e tij, Melanie, veshur me fustan të zi dhe që ndjek ngadalë ritmin e muzikës.
Trump ishte rrethuar gjatë gjithë kohës së festës nga miq e familjarë, duke përfshirë djalin Donald Jr dhe partneren e tij të re, Bettina Anderson.
Në këtë festë ka rënë në sy edhe pjesëmarrja e bashkëpunëtorit të ngushtë të Trump, Elon Musk. Ai ka qenë në festë me djalin X dhe me partneren May.

