Elezi: Viti 2024 ka qenë i rrezikshëm për Kosovën, janë bërë akte terroriste në veri të vendit 

Eksperti i Sigurisë Bedri Elezi tha se viti 2024 ka qenë vitit i veriut të Kosovës, sidomos në komunat serbe ku janë bërë disa sulme terroriste.

Elezi: Viti 2024 ka qenë vitit i veriut të Kosovës, në komunat serbe. Patëm situata të rënda dhe sulme terroriste dhe paralajmërime të rrezikut. Ka qenë një vit shumë i rrezikshëm dhe ka qenë kryetema për Kosovën së paku. Ngjarja më e rëndë për këtë viti ka qenë sulmi në infrastrukturën kritike ku patëm në 26 nëntor një sulm nga grupe terroriste që mund të jetë nga Beogradi dhe në të gjitha aspektet Beogradi është përgjegjës.