Sulmohet sek*ualisht një grua në Gjilan, dyshohet se e dinte edhe burri i saj, arrestohen dy persona

Dyshohet se në muajin dhjetor një grua është sulmuar seksualisht nga një person dhe sipas viktimës, lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja është raportuar të dielën rreth orës 22:30, në Gjilan.

Tutje thuhet se dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje.

“Dyshohet se në muajin dhjetor  viktima f/k është sulmuar seksualisht nga  i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi.