Shkupi proteston kundër ndotjes së ajrit
Një protestë kundër ndotjes së madhe dhe të vazhdueshme të ajrit u mbajt mbrëmë në Shkup, ku demonstruesit akuzuan qeverinë se nuk po bën sa duhet për të zgjidhur problemin, i cili përbën një kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve.
“Duam ajër të pastër”, “Ajri është helm për ne, por qeveria është e shurdhër” – këto janë disa nga parullat e shfaqura nga demonstruesit në tabela dhe pankarta.
Marshi protestues, i cili filloi nga ministria e Mjedisit, përshkoi qendrën e kryeqytetit maqedonas, duke prekur selitë e qeverisë dhe parlamentit.
Organizatorët bënë thirrje për veprim urgjent, duke thënë se protestat do të vazhdojnë derisa autoritetet të marrin masa konkrete dhe efektive për të luftuar cilësinë e dobët të ajrit.
Shkupi, së bashku me qytetet e tjera të mëdha në Ballkan, veçanërisht Sarajeva, shënon rregullisht një nga normat më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë.
