“BARAZOI PERANDORIN”, Artan Uzuni: Në Hungari Myrto shkëlqeu

Gjatë rrëfimit të tij për ‘Ora Sport’, Artan Uzuni u shpreh se djali i tij u kthye në protagonist në Hungari, teksa tha se Myrto barazoi një prej legjendave të klubit të Ferencvaros.

Artan Uzuni: Në Hungari Myrto vërtetë shkëlqeu, barazoi ‘Perandorin’ që e mbante ekipi i Ferencvaroshit si më të mirin me 6 gola në një ndeshje. Është i pari lojtar që i ka shënuar Juventusit në Torino, është lojtari i parë e i vetëm tek Ferencvaroshi. Është ekipi që i dha shtysën më të madhe.