Balliu: Klyshi "5D", zdromsi i bashkisë, Erion Veliaj, ka grabitur miliona euro e po na tregon takimet në Amerikë.

Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu, deklaroi sot nga selia blu se drejtësia e re në Shqipëri ka dështuar, teksa ka akuzuar kryebashkiakun ne detyre Erion Veliaj.

Balliu: Klyshi 5D që ka grabitur miliona euro me 5D dhe inceneratorë po na tregon takimet në Amerikë.

Mos ke harruar gjë ti zdromsi i bashkisë , se , shokun tënd Tahirin, që shkoi ne SHBA, takoi, Obamën ne Zyren Ovale dhe u kthye për të shkuar në burg?!?!

Ti mendon se kolegët e SPAK do të të ndihmojnë por je gabim shumë! Ato anonimet i ke nga shefat e tu, se opozita të ka firmosur çdo denoncim.

Paskërke akuzuar edhe liderin e opozitës.

E për çfarë? Që deklaroi që je larguar.

Po ti je larguar , Por drejtësi në botë që të të leshojë ty me 4 akuza njëra më e provuar se tjetra nuk ka!
Vetëm skapi i Partisë mund ta bëj. Përdridhesh si gjarpri sot nën ferrat e xhungles ku u rrite , me njerëz të egër që janë të etur për gjak dhe kërkon ti mëshirë. Cfarë mëshire i tregove banorve të unazës , të Bregut te Lumit, të Shkozës apo të 5 Majit????

Asgje !!!

Dhe për Cfare? Që të bëje para me vartësat e tu.

Shumë shpejt do shkosh edhe ti me ta.

Por pa merak , se edhe ata që të kane bërë letra anonime do të të ndjekin nga mbrapa sepse ju jeni njëri më hajdut se tjetri."