Faqja satirike: Veliaj s'ka fundshpinë të kërcënoj Ramën, maksimumi ndonjë grua me fëmijë dhe punonjës bashkie...

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka reaguar ndaj kryetarit të PD-së i cili tha se Veliaj është ‘arratisur’ nga Shqipëria.

I mbytur në mllef, Veliaj ka përdorur gjuhë të ulët ndaj ish-kryeministrit Berisha të cilën e ka quajtur fundërinë, kërmë, burrë legen e shumë fjalë të tjera.

I rethuar tashmë nga të katërta anët, kryebashkiaku ja nxjerr inatin kreut të PD-së i cili nuk tha asgjë më shumë sesa një të vërtetë: Veliaj u largua nga Shqipëria!

Në mënyrë indiferente dhe kërcënuese, Veliaj tha se Prokurori të bëjë çfarë të dojë dhe pastaj do të vijë radha e tij për të thënë çfarë duhet.

Një faqje satirike ka dhënë opinionin e saj lidhur me këtë situatë, duke thënë se këto thashetheme nuk janë të vërteta pasi Veliaj nuk ka fundshpinë të kërcënoj kryeministrin

Faqja satirike:"Nuk e di kur do zënë mend këta të PD-së. Hapin thashetheme sikur lali Eri ka kërcënuar Edi Ramën me atë pjesën "do flas". Nuk e vë në dyshim ligësinë e Erion Veliajt, po thjesht nuk e besoj që ka fundshpinë të kërcënojë Edi Ramën. Një njeri që nuk ia doli dot as me Armando Dukën, as me Ylli Ndroqin, mendoni që do fitojë kundra Ramës? Maksimumi mund të kërcënojë ndonjë grua me fëmijë, ndonjë punonjës bashkie me largim nga puna dhe ato gjyshet që shesin spinaq në rrugë. Mos i vishni guxim dhe trimëri që nuk i ka patur kurrë!"