Rrëzimi i avionit në Kazakistan, Azerbajxhani Airlines pezullon fluturimet në shtatë qytete ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2024, 13:29
Azerbajxhan Airlines njoftoi se po pezullonte fluturimet drejt shtatë qyteteve ruse pasi një prej avionëve të saj të nisur për në Rusi u rrëzua në Kazakistanin perëndimor të mërkurën.
Linja ajrore tha se vendimi ishte marrë “duke marrë parasysh rezultatet paraprake të hetimit për aksidentin… dhe duke vlerësuar rreziqet për sigurinë e fluturimit”. Ky vendim vjen pas raportimeve se hetuesit zbuluan se avioni mund të ishte rrëzuar nga një raketë ruse e mbrojtjes ajrore.
Autoritetet thanë se në bordin e avionit ishin 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Ministria e Emergjencave të Kazakistanit tha se 38 vdiqën, ndërsa 29 mbijetuan.