Përdh*nuan një djalë 19-vjeçar! Arrestohen dy autorët e dyshuar
Dy burra, të dy 40-vjeçarë, janë arrestuar në lidhje me një rast të dyshuar përdhunimi të një 19-vjeçari në qendër të qytetit të Brighton, Angli. Viktima ka raportuar se dy burra të panjohur iu afruan pranë restorantit Harry Ramsden’s në Old Steine, rreth orës 3:30 të mëngjesit të së shtunës. Menjëherë pas kësaj, ai u çua në Steine Lane, ku ndodhi ngjarja e tmerrshme.
Pasi ka përjetuar sulmin, adoleshenti ka arritur të kërkojë ndihmë nga një kalimtar i rastit, i cili ka njoftuar policinë. Aktualisht, viktima po merr mbështetje nga oficerët specialistë.
Policia e Sussex ka arrestuar një 40-vjeçar nga Redhill në Surrey në Esher dhe një 42-vjeçar nga Chessington, i cili u kap në Ramsgate, Kent. Të dy burrat janë arrestuar për dyshimin e përdhunimit dhe janë mbajtur në paraburgim ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
Inspektori i detektivit, Sean Booth, kërkoi nga çdo dëshmitar që mund të ketë informacion mbi ngjarjen, të dalë dhe të ndihmojë hetimet. Ai falenderoi ekipin e policisë dhe publikun për punën e shkëlqyer që ka çuar në arrestimet e dyshuarve. Policia i ka ftuar ata që kanë informacion të kontaktojnë përmes internetit ose telefonatës në numrin 101, duke përmendur Operacionin Atash.