Sekuestrohet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë, 4 persona të dyshuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 10:06
Një sasi e madhe armësh të ftohta u kapën në Prishtinë nga njësitë policore të kryeqytetit të Kosovës.
Aksioni është kryer në kuadër të një plani operativ të Policisë së Kosovës për të luftuar krimin dhe aktivitetet ilegale.
Bëhet me dije se katër persona janë shoqëruar për dëshmi në stacion policor nën dyshimet për veprën importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, shitja e paautorizuar e armëve dhe materialeve plasëse.
Ndërkohë mësohet se personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas marrjes në pyetje janë liruar në procedurë të rregullt.
