Qeveria mbyll TikTok/ Gjeldani: Po e bëjnë për shkak të zgjedhjeve. Rama me nerva, futej në platformë dhe shihte video kundër tij
Eksperti i marketingut digjital, Blerim Gjeldani, ishte i ftuari i ditës së sotme në studion e lajmeve në "Ora News", në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", për të folur për mbylljen e platformës "TikTok" në Shqipëri.
"Në fakt "TikToku" është një platformë që është kthyer kundër qeverisë. Të mundëson të krijosh video të ndryshme, animacione të ndryshme. Aq informacion sa kam, meqë pjesa e skandaleve aty bën bujë dhe kur shfaqet ndonjë skandal bëhet viral. Shembull kemi video kundër qeverisë që mer 200 mijë like dhe shikueshmëri 20 milion dhe është e frikshme për çdo qeveri. Po e bëjnë për shkak të zgjedhjeve, as që diskutohet.
Në 2021 ne kemi bërë matje dhe po masnim sesi do votonte diaspora shqiptare për zgjedhjet e 2021. Ne kapëm që votuesit shqiptarë në Greqi, shumica votonin kundër qeverisë. Ky ka qenë një raport që e ka pasur qeveria në atë kohë dhe qeveria mori vendim që ta mbyllte kufirin me Greqinë për arsye të Covidit, por realisht ishte raporti që e shtyu qeverinë të bënte një hap të tillë
Sa herë që futej kryeministri në TikTok, ai shihte video kundër tij. Por ai nuk e ka ditur që funksionon algoritmi, nëse sheh video të tilla, të përsëriten. Ai është bërë me nerva se çdo video që shikonte ishte kundër tij", u shpreh Gjeldani
