VIDEO/ Luftë pankinash - Trajneri i Racing Ferrol godet me kokë trajnerin e Real Zaragozas

Gjest i keq në La Liga 2 spanjole: ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Real Zaragoza dhe Racing de Ferrol, e cila përfundoi 1-0 për vendasit, të cilët i futën në telashe edhe më shumë rivalët e tyre në renditje.

Tensioni në fushë u rrit dhe u transferua shpejt nga fusha në pankinë. Në fakt, pas fishkëllimës së fundit të arbitrit pati një përplasje mes trajnerëve, e cila përfundoi me një goditje me kokë nga Cristóbal Parralo (trajneri i Racing Ferrol) ndaj David Navarro, trajner i përkohshëm pas dorëheqjes së Víctor Fernández.

Trajneri i skuadrës së Galicisë foli më pas për atë që ndodhi në konferencën për shtyp!

"Kam një ndjenjë që nuk e kam ndjerë për shumë vite. Preferoj të mos flas për atë që ndodhi. Nuk është një shembull i mirë për futbollin. Çfarë ndodhi? Nuk dua të flas për atë gjest të pa justifikueshëm."