Pasi ndaluam me "sukses" lojërat e fatit dhe kanabisin, tani i erdhi radha TikTok

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar nismën e kryeministrit Rama, i cili sot njoftoi mbylljen përfundimtare të rrjetit social TikTok.

Dervishi liston disa nga nismat që qeveria Rama i ka ndërmarrë me vite, por që në realitet vazhdojnë të jenë thuajse si më parë.

Gazetari shkruan se pasi qeveria ndaloi me ‘sukses’ disa nga nismat e saj, sot i erdhi radha të ndalojmë edhe TIKTOK.

REAGIMI

Pasi ndaluam me sukses të plotë:

1. Lojërat e fatit

2. Gjuetinë

3. Kanabisin

4. Ndërtimet pa leje

5. Pirjen e duhanit në ambiente publike

6. Qeset plastike

7. Shfrytëzimin e pyjeve

8. Shkarkimin e anijeve në det

9. Thertoret buzë rrugëve

10. i erdhi radha të ndalojmë edhe TIKTOK