Nis në janar/ KQZ miraton procedurat e raportimeve prej qeverisjes vendore dhe qendrore

Komisioni rregullator ka miratuar procedurat e raportimeve prej qeverisjes vendore dhe qendrore duke nisur nga muaji janar. Në diskutime u theksua vendosja e një personi konkret që të bëjë të ditur në kqz të gjithë aktivitetet e planifikuara

“Të gjitha institucionet publike të çfarëdolloj niveli dhe çdo ent tjetër që kryen veprimtari publike kanë përgjegjësinë e raportimit me transparencë dhe objektivitet për të gjithë veprimtarinë me karakter publik.”

Madje për këtë anëtarët vendosën dhe një afat maksimal se kur duhet të bëhet i ditur se do mbahet aktiviteti.

“Raportimi për një veprimtari publike të caktuar duhet të bëhet jo më vonë se 5 ditë para dates së planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë.”

Në rast se konsiderohet që zhvillimi ka ndikim në zgjedhje apo përdorim të administratës kqz vendos ndalimin e zhvillimit.

“Urdhëron ndalimin e zhvillimin të veprimtarisë publike përkatëse.”

Madje nëse nuk do të bëhet publikimi në kohë, apo aktiviteti do mbahet në ambiente të ndaluara në kodin zgjedhor zyrtarët do të kenë edhe gjoba.