Sulmi t*rrorist në tregun e krishtlindjeve/ Scholz: Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 21:40
Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka reaguar pas sulmit terrorist në një treg Krishtlindje në Magdeburg, ku humbën jetën 11 persona dhe mbi 60 mbetën të plagosur.
Scholz ka shprehur mbështetjen për të plagosurit dhe familjet e tyre.
"Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut”, thotë ai.
