PAMJET/ Sulmi t*rrorist në tregun e krishtlindjeve, makina futet mes turmës së njerëzve në Gjermani, 11 të vdekur

Pamje të frikshme janë publikuar nga sulmi terrorist në një treg krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë. Siç shihet edhe në pamje makina ka hyrë drejtpërdrejt në turmën e njerëzve që po shkonte drejt bashkisë.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:04.

Automjeti i përfshirë mësohet të jetë BMW i errët. Shoferi është arrestuar menjëherë pas ngjarjes që terrorizoi njerëzit.

Tregu i Krishtlindjeve u mbyll pas ngjarjes ndërsa autoritet bënë thirrje që të gjithë  të largoheshin nga qendra e qytetit.

Nga kjo ngjarje mësohet se kanë vdekur 11 persona.