“Në 2027 mbyllim negociatat për në BE”, Rama: Shqipëria, epiqendra e momenteve historike europiane, dikur konsiderohej ‘delja e zezë’
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë:
“Një event botëror që mbledh me mijëra njerëz. Përshtypjet e misionit ishin të jashtëzakonshme për ç’ka është ndërtuar në këto 10 vite. Presim që në Samitin e Hagës, Shqipëria të shpallet zyrtarisht vend europian në 2027. Pasi do të jetë një vit që do të mbyllim negociatat. Kjo është një gjë që nuk shihej as me dylbi dikur.
Ndërsa, vitin e ardhshëm më 16 maj do të mbahet Samiti i Komunitetit Europian në Shqipëri, ku do të presim liderat tanë nga Londra në Ankara dhe deri në Baku. Kështu Shqipëria do të jetë përsëri epiqendra e momenteve historike europiane, ndërsa dikur konsiderohej delja e zezë. Tani më nuk jemi thjesht anëtarët e dikurshëm, por kemi peshë përcaktuese për rajonin tonë”.