VIDEO/ Deputetët shqiptarë dhe kosovarë bashkë në Kuvendin e Prishtinës, nis seanca e përbashkët

Deputetët shqiptarë kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku për pak çaste pritet nisja e seancës së përbashkët.

Seanca ka nisur me falënderimet e kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufca e më pas me himnin kombëtar, ndërsa fjalimi i parë u prezantua nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila ia dha fjalën homologut Konjufca.

NDIQNI PUNIMET NE KUVENDIN E KOSOVES

AGJENDA E PUNIMEVE:

Seanca do të nisë në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm 130 deputete.

70 ligjvënës do të jenë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Po ashtu në mbledhjen e përbashkët do të jenë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Në agjendën e parashikuar të këtij takimi është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Mbledhja e përbashkët do të përmbyllet me një fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.