U kapën duke vjedhur në disa banesa, arrestohen tre shqiptarë në itali

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën duke vjedhur në disa banesa. Mësohet se në dy javë shqiptarët kanë vjedhur 12 banesa në Milano dhe Monza.

Siç raportohet grupi i shqiptarëve realizoi vjedhjet gjatë muajit nëntor, ndërsa të arrestuarit janë të moshës 27 deri në 35 vjeç.

Gjtihashtu autoritetet italiane zbuluan se autorët e dyshuar përdornin për kryerjen e vjedhjeve një automjet me motor të madh, e cila i favorizonte ata që të largoheshin me shpejtësi pasi kryenin vjedhjet.

Ndërsa dy nga anëtarët e grupit u gjurmuan në provincën e Monza Brianza-s dhe një tjetër është shpallur në kërkim.