Humbi zgjedhjet, fiton 20 milionë dollarë/ Rrëfenja e Kamala Harrisit për librin mbi fushatën e dështuar dhe sekretet e Biden

Megjithese Kamala Harris shpenzoi një rekord prej 1.5 miliardë dollarë në fushatën e dështuar për presidencën e SHBA, ajo duket se do të marrë shpërblime të majme nga shtëpitë botuese. Mësohet se të fitojnë deri në 20 milionë dollarë për një libër me të fshehtat e Shtëpisë së Bardhë të presidentit Biden si dhe rrëfenjat e fushatës së humbur ndaj Trump.

20 milionë dollarë mesohet se do të fitojë Kamala Harris për një libër me të fshehtat e Shtëpisë së Bardhë të presidentit Biden si dhe rrëfenjat e fushatës së humbur ndaj Trump.

Edhe pse Harris shpenzoi një rekord prej 1.5 miliardë dollarë në fushatën e deshtuar për presidencën e SHBA,shpërblimi që do të marr nga shtëpitë botuese është i majmë.

Sic shkruajnë mediat amerikane, pikësisht në momentin që Kamala humbi ndaj Trump, ofertat erdhën nga të gjitha anët e botës së publikimeve për një libër mbi marrëdhënien mes Joe e Kamala atë që ndodhte në zyrën Ovale dhe ulje ngritjet e fushatës së saj.

“Ata na japin paraprakisht shifra rreth 20 milionë $, ndoshta më shumë nëse heqim dorë nga të drejtat e publikimit”.

Për të shënuar një shifër të tillë personale nuk do të ishte çudi për 60 vjeçaren Kamala, teksa dhe Barack e Michelle Obama morën për librin e tyre nga shtëpia botuese Penguin Random House $65 milionë paraprakisht në vitin 2017.

Ndërsa Bill Clinton ka marrë paraprakisht $10 milionë në vitin 2001.

Një burim i shtëpisë botuese të Neë York shtonte për rrjetin DailyMailse “Kamala si numri dy i Joe Biden dhe pasuese e fushatës së tij, di shumë gjëra, ajo e di ku janë fshehur skeletet e Shtëpisë së Bardhë”.

Sipas raportimeve të tjerë publikues po këshillojnë Kamala të shkrurajë sa më shpejt para se Joe Biden ta bëjë këtë.

Kamala raportohet se u ka thënë anëtarëve të stafit se po i mban opsionet e hapura për lëvizjen e radhës në karrierë dhe është shprehur se kërkon të mbetet ‘brenda betejës’.

Ajo ka shkruar më parë një libër kujtimesh të quajtur ‘Truths We Hold’ (Të vërteta që mbajmë), në maj 2019, ku diskuton kohën si senatore në Kaliforni.