IZRAELI SULMON HOUTHI-n! Jemeni: 9 persona humbën jetën nga sulmet

Ushtria e Izraelit ka kryer sulme mbi bazat e terroristëve të mbeshtetur nga Irani në Jemen. Duke mos dhënë detaje, zëdhënësi i ushtrisë së Tel Avivit ka deklaruar se janë sulmuar i bazat e terrositëve, të cilat po përgatiteshin për të kryer sulme të rrezikshme.

Ushtria izraelite bombardoi kryeqytetin e Jemenit dhe qytet portin e Hodeida të enjten në mëngjes, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të mëparshme me raketa të rebelëve Houthi.

Mediat lokale në Jemen, thanë se të paktën 9 persona mbetën të vrarë, ndërsa konflikti sa vjen dhe përshkallëzohet.

Disa nga sulmet kishin si objektiv stacionet e energjisë në kryeqytet, si dhe terminalin e naftës Ras Isa në Detin e Kuq. Sulme me viktima janë regjistruar edhe qytetin portin Hodeida, bëri me dije kanali satelitor I kontrolluar nga Houthi, al-Masirah.

Ushtria e Izraelit nuk dha detaje mbi sulmet, por zëdhënsi I tyre tha se kishin arritur të shkatërronin bazat e terroristëve, që do të përdoreshin nga Huthite për të kryer sulme të rrezikshme.

“Ne arritëm të dëmtojmë regjimin terrorist të Huthit, duke shënjestruar armët kontrabandë të iranianëve”, deklaroi Daniel Hagari.

Edhe forcat amerikane i kanë bombarduar objektivat e rebelëve Huthi për gati një vit, për shkak të sulmeve që rebelët kryejnë vazhdimisht ndaj anijeve tregtare në korridorin e Detit të Kuq.

Që nga fillimi i luftës, rebelët Huthi kanë sulmuar me anë të raketave dhe dronëve rreth 100 anije tregtare.

Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, i cili është pale me Hamasin, pretendojnë se duke shenjëstruar anijet tregtare, do të ushtrojnë presion mbi SHBA dhe Izraelin për përfundimin e luftës n Gazë.