Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Presidentja Osmani udhëton drejt Brukselit, do të jetë krah liderëve botërorë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Osmani ka udhëtuar sot drejt Brukselit, ku do të zhvillohet samiti. Presidentja e Kosovës do të jetë krah liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.
Bëhet me dije se temë kryesorë e samitit pritet të jetë zgjerimi i Bashkimit Europian me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu mësohet se në samit do të trajtohen edhe fusha të tjera si, Poltika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, lufta ndaj kërcënimeve kibernetike dhe migracioni.
“Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni”, thuhet në njoftimin e presidencës.