VIDEO/ Interi si "tërmet" 6-ballësh, shkatërron Lacion
Interi triumfoi me rezultatin e thellë 0:6 ndaj Lazios, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.
Pjesa e parë kishte parë Lazion ta niste mirë dhe deri kur Gila doli jashtë fushe dhe u fut Gillot patën edhe më shumë volum lojë dhe zotërim topi duke iu afruar golit me Noslin.
Por, cinizmi zikaltër ishte i menjëhershëm dhe pasi Calhanoglu Në minutën e 41-tëfinalizoi penalltinë e akorduar nga VAR për prekje me dorë brenda zone, Di Marco dyfishoi shifrat me një goditje fluturimthi brenda zonës së rreptësisë në të 45-tën.

Pjesa e dytë mes Lazios dhe Interit ka nisur ashtu si mbaroi e para, pra me dy gola të tjerë. Fillimisht ishte Barella ai që lëshoi një silurë me topin fluturimthi ndërsa më pas me kokë Dumfries fluturoi mbi Tavares duke mposhtur Provedel për 0-4.
Ndërkohë Carlos Augusto shënoi edhe golin e 5-të për zikaltrit në minutën e 77-të, e pas tij do te ishte Turam.
Inter renditet në vendin e 3-të, ndërsa Lazio në vendin e pestë.

