Shala: Zgjedhjet e shkurtit do të jenë të dobta, kastat dhe botëkuptimet politike të njëjtat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 20:03
Përmes një interviste në Ora News, anëtari i kryesisë së PSD-së, Azdren Shala tha se këto zgjedhje do të jenë më të dobëtat sepse nuk kanë se cfarë prodhojnë.
Shala: Në pamundësi secili parti për një program dhe si do të qeveriset Kosova në 4 këto vite, mundohen me e kompensuar me aderime nga sporti dhe spektakli, që nuk kanë asnjë kontribut. Për ne kjo është një fatkeqësi, sepse Kosova përballet me një varfëri në zgjedhje.
Këto zgjedhje do të jenë më të dobëtat sepse nuk kanë se cfarë prodhojnë. Nuk ka për të pasur asnjë efekt në politike. Nëse sillen njerëz të rinj dhe të panjohur, është një keqkuptim për reformat partiake sepse nuk ndryshon kasta dhe botëkuptimi i njëjtë.