''Frymë e re'' në LVV/ Tërdevci: Puna e mirë e LVV-së, na ka hapur dyert tek qytetarët e Kosovës
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 18:24
Egzona Tërdevci, kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje në një intervistë në Ora News u shpreh se puna e mirë e qeverisë së LVV me në krye kryeministrin Kurti i ka hapur dyert kandidatëve për deputetë tek secili qytetar në Kosovë.
Tërdevci: Unë që nga viti 2011 jam angazhuar në jetën publike.
Që nga viti 2015 jam aktivisht në politikë.
Prej vitit 2022 drejtoj qendrën e LVV në Drenas.
Puna e mirë që ka bërë qeverisja e LVV me në krye Kurtin si kryeministër, na ka hapur dyert neve si kandidatë për deputetë tek secili qytetar në Kosovë.
Gjithashtu edhe puna që unë kam bërë në komunën në Drenas, ndoshta këto janë fillimisht arma më e fortë dhe mundësia më e madhe që njerëzit të nap resin.
