Ish-ylli kolumbian dënohet me 8 vjet: Ai donte të nisej për në Madrid me 3 kg drogë!

Gjykata e Lartë e departamentit të Anti-drogës ka konfirmuar dënimin me tetë vjet burg ndaj ish-futbollistit kolumbian Diego León Osorio.

Ai u arrestua më 13 prill 2023 në aeroportin José María Córdova në Rionegro (Kolumbia veriperëndimore), ndërsa po përpiqej të udhëtonte për në Madrid me rreth dy kilogramë kokainë.

21 majin e kaluar, Osorio, 54 vjeç, u dënua në shkallën e parë. Ky vendim u kundërshtua nga mbrojtja, por pak orë më parë Gjykata konfirmoi dënimin:

“Gjatë kontrollit të bagazheve u gjet e fshehur në shtrojat e katër palë këpucëve tenisi, afërsisht një kilogram hidroklorur kokainë”, saktësohej nga prokuroria në një deklaratë.

Osorio ishte një nga yjet e kombëtares kolumbiane në vitet 1990, së bashku me Carlos 'El Pibe' Valderrama dhe René Higuita.

Ai ishte arrestuar në të njëjtin aeroport në vitin 2016 dhe, tre vjet më vonë, ai u dënua gjithashtu për shkelje të ligjeve të trafikut, si dhe për prodhimin dhe tregtimin e drogës.

Në vitin 2002 ai dyshohet se negocioi 40 kilogramë kokainë me agjentë të fshehtë të DEA në Miami, Florida.