Dy emigrantë dhe dy agjentë sigurie u qëlluan për vdekje ne Francë/ I dyshuari rrëfen vrasjen e pestë
Pesë persona u qëlluan dhe u vranë këtë të shtunë, më 14 dhjetor në Loon-Plage dhe Wormhout, pranë Dunkirk (Veri) në Francë.
Autori i dyshuar pas ngjarjes shkoi në xhandarmëri dhe u arrestua nga policia.
Katër persona u qëlluan dhe u vranë në Loon-Plage, afër Dunkirk, këtë të shtunë, më 14 dhjetor, mësoi BFMTV nga një burim policor.
Ngjarja ka ndodhur reth orës 16:30.
Viktimat, dy agjentë të sigurisë dhe dy migrantë, u vranë në dy vende të ndryshme, tha Eric Rommel, kryebashkiak i qytetit. Dy agjentët po patrullonin në zonën e portit kur u vunë në shënjestër, raporton ai.
Më tej, dy emigrantë mbetën të vrarë, gjithashtu midis Loon-Plage dhe Dunkirk, shton këshilltari, pa mundur të japë asnjë informacion mbi profilin apo motivet e vrasësit, i cili mund të ishte me origjinë nga zona urbane e Dunkirkut.
Personi që pretendonte se ishte autori i vrasjeve shkoi në xhandarmërinë Ghyvelde.
Ai tregoi se ishte autori i një vrasjeje të pestë që ndodhi në Wormhout, sipas një burimi pranë hetimit.
Zjarrfikësit e Veriut bëjnë me dije se janë thirrur për të ndërhyrë në orën 15:15 për këtë vrasje.
Sipas Departamentit të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (Sdis) të Veriut, bëhet fjalë për një 29-vjeçar, i gjetur “i pajetë në rrugë publike dhe i shtrirë me një vrimë plumbi”, i cili ka gjetur vdekjen në vend.
Rrethanat e këtyre tragjedive janë ende të panjohura për momentin. Një hetim gjyqësor është i hapur, i tha prefektura AFP.
