Tërmeti i fortë godet Kilin, ja sa ishte magnituda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2024, 08:52
Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter goditi qendrën e Kilit.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, njoftoi se nuk ka raportime për dëme.
Siç raportohet, tërmeti u regjistruar në një thellësi prej 110 kilometrash, dhe epiqendra e tij ishte 41 kilometra në juglindje të qytetit të Molinës.
Tërmeti është ndjerë në rajonet qendrore dhe veriore të Kilit, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Santiago.
