I dyshuar për mashtrim, reagon aktori Rezart Veleshnja: Makina kishte humbur, unë e kam përdorur kur…

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, u arrestua nën dyshimin për mashtrim, por më pas, në seancën e sotme gjyqësore, u vendos se ‘arrestimi i tij ishte i paligjshëm’.

Kështu, aktori u lirua dhe Gjykata e Durrësit caktoi masën detyrim paraqitje.

Ndërkohë, më pas, Veleshnja reagoi përmes një videoje në rrjetet sociale, ku tregon versionin e tij për ngjarjen.

“Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë.

Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur.

Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp!

Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”, shprehet aktori.