FOTO/ “12 vjet nga propozimi më i bukur në botë”, Vesa Luma dhe Big Basta rikthehen në Paris

12.12.2012 nuk ishte një datë rastësore, përkundrazi, ishte e mirëmenduar nga organizatori. Big Basta zgjodhi pikërisht këtë ditë, në qytetin e dashurisë, Paris, që t’i bënte propozimin për martesë partneres së tij, Vesa Luma.

12 vjet më parë, në kulmin e dashurisë së tyre, dy këngëtarët e përjetuan në Paris çastin më të bukur të lidhjes së tyre, që më pas do të ndryshonte tërësisht jetën.

FOTO/ “12 vjet nga propozimi më i bukur në botë”,

Sot, 12 vjet më pas, Vesa dhe Big Basta janë rikthyer në të njëjtin vend me kujtime të gjalla për ditën e tyre më të bukur. Natyrisht, tani edhe me një ndryshim – me frytin e tyre të dashurisë, djalin 8-vjeçar Lian.

Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, Vesa e ka ndarë këtë moment edhe me miqtë virtualë, duke kujtuar këtë moment që e ka rikthyer familjen në të njëjtin vend, 12 vjet më pas.

Para 12-vjetësh, më datë 12.12.12 në orën 12:00@bigbastazone bëri propozimin më të bukur në botë në #eifeltower. Sot, më datë 12.12.24, në orën 12:00 u rikthyem me frytin e dashnisë në të njëjtin vend.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)