Shteti paguan më shumë se privati, Hasalla: Informaliteti në privat, problem sistematik që nuk zgjidhet me fushata
Ekspertja e Punësimit Gentiana Hasalla për “Ora News” analizoi shifrat mes pagave në shtet, të cilat rriten nga qeveria, ndërsa pagat në privat nuk pësojnë asnjë ndryshim.
Hamalla theksoi se ka një dizbalancë mes pagave në sektorin publik dhe atyre në sektorin privat.
“Kjo është vërejtur edhe nga shifrat e fundit të INSTAT-it, dhe pavarësisht se ka pasur një rritje të pagave në sektorin privat, sërish kjo rritje nuk është reflektuar me rritjen që ka ndodhur në korrik të këtij viti nga qeveria në sektorin publik.
Kjo rritje nuk ka ndikuar tek bizneset, pasi dhe punonjësit zgjedhin të mos e deklarojnë të plotë pagën e tyre, pasi çështja e informalitetit është e të dyja palëve, si të punonjësit dhe të pronarit, duke pranuar pagë nën dorë me zarfa, dhe jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Informaliteti ka qenë gjithmonë aty, është një problem sistematik që nuk zgjidhet me një fushatë.
Rritja që ka bërë qeveria në sektorin publik ka menduar se do të shërbejë si nxitje edhe për sektorin privat. Dhe tani ka një fushatë që po bëhet për luftën e informalitetit.
Ndaj biznesit duhen reflektuar masa të vërteta dhe nisma konkrete, siç është ulja e taksimit nëse duam që ata të paguajnë taksat reale”, u shpreh ndër të tjera ekspertja Hasalla.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTEN GENTIANA HASALLA NË “ORA NEWS”

