"Aleat jetik!" Osmani takohet me senatorin Cruz, flasin për forcim të partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë në Washington DC ku ka mbajtur takime me senatorë të ndryshëm. Gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Osmani është takuar edhe me senatorin Ted Cruz.
Përmes një postimi në "Facebook", Osmani bën me dije se së bashku kanë biseduar për forcim të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, adresimin e sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimin e ideve për bashkëpunim të interesit të dyanshëm.
Presidentja thekson se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën, teksa shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz.
“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz. Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shkruar Osmani.
