Kryeministri i Kosovës në Prokurorinë Speciale, Canaj: Kurti viktimizohet, kjo do e ndihmonte para zgjedhjeve
Diplomati, Blerim Canaj në një intervistë në Ora News u shpreh për thirrjen e Kurtit në prokurorinë speciale se kryeministri i Kosovës po viktimizohet.
Canaj: Të them të drejtën nuk prita kush e di se çfarë diçka të jashtëzakonshme.
Ndoshta edhe njëfarë shtytje për vetë Kurtin për shkak se të gjithë e dimë që gjithmonë viktimizimi i ndihmon Kurtit.
Disi mu duk nga këndvështrimi im një kohë e pakohë që të ftohet për shkak se gjykata si e tillë dhe Kurti në anën tjetër, Kurti është ai personi që jemi mësuar si opozitarë të shohim nëpër gjykata dhe Kurti gjithmonë i viktimizuar nëpër rrugë, duke ikur nga policia.
Do të thotë që është një pasqyrë që Kurtit i shkon për shtat dhe do i ndihmonte në këtë periudhë.
Madje po vërehet edhe tek qytetarët që shumë e paraqesin edhe se si është një farë dëshire që ta sulmojnë atë dhe ta pengojnë në qëllimet e tija politike.
