Siguria në Lindje dhe Rajon/ Elezi: Sulmet e fundit kanë tronditur rëndë Kosovën
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2024, 18:18
Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi në një intervistë në Ora News u shpreh se sulmet e fundit kanë tronditur rëndë Kosovën.
Elezi: Ne kemi pasur rastin që të shohim zhvillime të rënda përsa i përket sigurisë në Republikën e Kosovës.
Duke i parë ato ngjarje të cilat kanë të bëjnë me sulme terroriste.
Kemi parë sulme të njëpasnjëshme duke filluar nga 26 nëntori kishim sulmin e parë, më pas kishim me datën 28 dhe me 29 ku u sulmua me eksploziv infrastruktura kritike e kanalit të Ibër Lepencit.
Këto ngjarje sigurisht që kanë tronditur rëndë qytetarët e Kosovës sepse kemi të bëjmë me një sulm të mirëorganizuar.
Nën dyshimin se sulmin e kanë kryer struktura sekrete të huaja për të shkaktuar dëme.
