Qori: Pushteti synim i ndërmjetëm, Lëvizja Bashkë mbahen nga kontributet e anëtarëve të saj

Në “Drejt” nga Luan Rama, Arlind Qori, kryetari i “Lëvizja Bashkë” tha se marrja e pushteti është synim i ndërmjetëm, se synimi final janë idetë.

Ai shtoi se kanë një parim të thjeshtë për të hapur zyra me një numër të caktuar anëtarësh për ta hapur zyrën, duke dhënë një kontribut të caktuar.

Qori: Marrja e pushteti është synim i ndërmjetëm, se synimi final janë idetë. Pushteti është një hallkë, por jo me çdo kusht, sepse nëse idetë kanë qëllim, kjo nuk i justifikon mjetet. Nuk mund të merret pushteti për shembull duke vrarë majtas dhe djathtas. 71 deputetë janë të rëndësishëm.

Organizmi territorial është i padiskutueshëm. Kemi baza në qytetet më të mëdha, në shumicën  e bashkive, kemi grupe aktivistë. Kemi një parim të thjeshtë për të hapur zyra, pra të kemi një numër të caktuar anëtarësh për ta hapur zyrën. Unë jam vetë % të rrogës time për Lëvizjen Bashkë. Kontributi për të ardhmen do të jenë deputetët dhe ata do të kontribuojnë edhe pjesë nga rroga. Sigurisht kemi edhe kontributet nga diaspora që është më e madhe.