Qori: Lëvizja Bashkë nuk bashkohet me ata që kanë frikë dhe bashkëpunojnë me oligarkët
Në “Drejt” nga Luan Rama, Arlind Qori, kryetari i “Lëvizja Bashkë” tha se nuk mund të bashkëpunojnë nga ata që kanë frikë dhe bashkëpunojnë me oligarkinë.
Qori: E kam të vështirë të shoh rrugë bashkëpunimi me ata që kanë frikë nga oligarkia ose bashkëpunojnë e të. Të mos shkojmë tek idetë. Ne kur shtronim çështjen tek pensionet, diskutimi ishte që fajin e kanë të moshuarit.
Ne shkojmë në çdo protestë, përjashto nga ato të partive të vjetra. Kemi shkuar edhe në protestën e atij djalit që u vra në Pogradec, pavarësisht se e organizoi një parti e re. Ne shkojmë kudo ku duhet. Nëse në bashki duhet firma jonë që Erion Veliaj të japë llogari, ne e japim. Kur flasim për bashkëpunim organik, po flasim për konkurrimin bashkë në zgjedhje. Këtu flasim se i kemi standardet të ndryshme dhe më të larta.
