Sherr mes të miturve tek "Asllan Rusi", përfundon në spital 13-vjeçari

Disa adoleshentë janë konfliktuar me njëri tjetrin pranë palltit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Mësohet se në sherr janë përfshirë pesë persona, të gjithë të mitur.

Si pasojë e konflikti një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar.

I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Nuk dihet ende shkaku i konfliktit, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.