VIDEO/ Papa Françesku shfaqet me hematomë, pamjet tronditëse alarmojnë besimtarët
Papa Françesku u shfaq të shtunën, më 7 dhjetor, me një mavijosje nën nofullën e tij, në takimin e tij me 21 kardinalë të rinj në Vatikan.
Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se "hematoma u shkaktua kur Papa Françesku u godit me tryezën e tij pranë shtratit në mëngjes".
Një pjesë e qafës së papës ishte e mbuluar me një fashë të madhe.
Papa Françesku, duke iu drejtuar kardinalëve, u kërkoi atyre që të kenë gjithmonë parasysh se misioni i tyre kërkon veprim të vazhdueshëm që synon ndërtimin e unitetit dhe solidaritetit, me theks të veçantë në kujdesin ndaj qytetarëve më të dobët.
Pope Francis led a ceremony in St. Peter's Basilica on Saturday to install 21 new Catholic cardinals with a large bruise on his chin, which the Vatican said was the result of a minor fall the previous morning. https://t.co/RYruqDWmBC pic.twitter.com/nsh39S9qXd
— Voice of America (@VOANews) December 7, 2024
