Ekz*kutimi i Brian Thompson, FBI ofron 50 mijë dollarë shpërblim për informacione që çojnë në arrestimin e të dyshuarit
FBI po i bashkohet Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) në kërkimin e të dyshuarit që qëlloi për vdekje CEO e UnitedHealthcare, Brian Thompson, ndërsa kërkimet kanë hyrë në ditën e katërt.
Agjencia ofron deri në 50000 dollarë për informacione që çojnë në arrestimin dhe dënimin e të dyshuarit, sipas zyrës në terren të FBI-së në New York City.
Thompson, i cili do t’i drejtohej një takimi investitorësh, u vra herët në mëngjesin e të mërkurës në Manhattan, jashtë një hoteli pasi u qëllua pas shpine. Ai u deklarua i vdekur vetëm 30 minuta pas atentatit, thanë zyrtarët.

Autoritetet kanë mbledhur dhe testuar prova të ADN-së – nga një shishe uji e hedhur, si dhe ka zbuluar një celular dhe një letërnjoftim falso, të cilat besojnë se i përkasin të dyshuarit.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë se vrasësi ka të ngjarë të jetë larguar nga Nju Jorku me autobus.
“Kemi video të tij duke hyrë në terminalin e autobusëve të Autoritetit Portual. Ne nuk kemi asnjë video të daljes së tij, kështu që besojmë se ai mund të ketë hipur në një autobus”, tha shefi i detektivëve të NYPD, Joseph Kenny.